Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës Isa Sakja, se nuk ka pastruar prej muajsh plehrat në zonën turistike të Golemit. Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve. Ai ndan edhe një mesazh i cili denoncon këtë rast.

Kreu i qeverisë paralajmëron se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues.

"Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë.

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash", tha Rama.

 

Ora 14:10
Qytetari i ankohet kryeministrit për plehrat në Golem, Rama i zgjidh problemin dhe thumbon ish-kryebashkiakun e PD-së