Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi i ka hapur dyert mesfushorit kuqezi që luan me Atletiko Madrid, Keidi Bare.
 
Pas golit që shqiptari shënoi ndaj Liverpulit është rritur interesi, ndërsa Panuçi u shpreh për “Sport Ekspres” se e ka ndjekur dhe se e pëlqen shumë.
 
“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletiko Madrid-Liverpul dhe m’u duk mjaft interesant. E kam parë edhe herë të tjera. Më duket një futbollist në rritje dhe që duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur”, është shprehur Panuçi.


dy.b/shqiptarja.com