Goli i Jasir Asanit në ndeshjen e djeshme përballë Moldavisë ku Shqipëria fitoi 2-0, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s që e ka klasifikuar në listën për golin më të mirë gjatë fazës së tretë të ndeshjeve në grupe.

Asani shënoi golin e parë në minutën e 52 të ndeshjes me një goditje spektakolare me të majtën e tij.

Çmimin për golin më të mirë e fiton ai që merr më së shumti vota nga tifozët. Të gjithë mund të votojnë për golin më të mirë në faqen zyrtare të UEFA-s.

Golat E tjerë në listë janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos ndaj Uellsit dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.