Në një intervistë për revistën “Billboard”, këngëtarja 23-vjeçare Selena Gomez ka folur për arsyet e vërteta që fshihen pas mungesës së saj rreth dy vite më parë.

Ndërsa nisën të qarkullojnë fjalë se ylli i “Good For You” abuzonte me drogën dhe alkoolin, Gomez mesa duket i është nënshtruar kimioterapisë për t’u shëruar nga sëmundja e lupusit, që prek sistemin imunitar.

“Jam diagnostikuar me lupus dhe kam qenë në kimioterapi. Prandaj dhe u largova për një periudhë. Mund të kishte qenë fatale,” rrëfeu Gomez për Billboard duke iu referuar fundit të viteve 2013 dhe fillimit të 2014-ës, kur u detyrua të anullojë turin në Azi dhe Australi.

Menaxheri i saj, në atë kohë tha se Selena frekuentonte një qendër rehabilitimi për ‘arsye emocionale’ dhe ‘festimeve të shumta’, por theksoi se nuk po trajtohej për abuzimin me drogën.

Mjekimet e shumta shkaktuan dhe shtimin e papritur në peshë të këngëtares, që u diskutua aq shumë kudo në media dhe rrjete sociale. “Kjo ishte hera e parë që njerëzit diskutonin rreth trupit tim. Shkoja në aeroport dhe dëgjoja të më bërtisnin ‘Je e shëndoshë!’ Ishte e tmerrshme. Unë vazhdoja terapinë. Edhe nëse kisha shtuar në peshë, jam mirë.”- përfundoi ajo.
selena gomez
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)