Zbarkojnë në Salento 33 migrantë kurdë, të detyruar të zbresin në detin e akullt! Mediat italiane: Ishin nisur nga Shqipëria, policia: E pa vërtetë

Zbarkojnë në Salento 33 migrantë kurdë, të detyruar të zbresin në detin e akullt! Mediat italiane: Ishin nisur nga Shqipëria, policia: E pa vërtetë

Foto ilustruese

Një grup prej 33 migrantësh kurdë-irakianë dhe kurdë-iranianë u gjurmuan natën e kaluar nga policia përgjatë bregdetit Adriatik të Salentos, në San Cataldo, marina e Leçes. Në mesin e migrantëve, ndodheshin dy gra, një familje me dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç dhe të mitur të pashoqëruar.

Dhjetë njerëz u gjetën plotësisht të lagur dhe në një gjendje hipotermie serioze, të detyruar të zbresin në detin e ngrirë nga gomonia.  Një grua dhe një djalë u shtruan në spital. 

Të shpëtuar nga ekipi i urgjencës i Kryqit të Kuq, ata gjetën strehë në automjetet e urgjencës në San Cataldo ku dy fëmijët kurdo-irakenë ranë në gjumë në të nxehtin e një makine të Policisë së Shtetit. Shpëtuesit thanë se migrantët kishin udhëtuar për një javë dhe kishin arritur në brigjet italiane në bordin e një gomeneje e cila kishte lundruar nga Shqipëria. Megjithatë, policia Shqiptare nuk konfirmon një detaj të tillë. 

Uniformat blu bëjnë me dije se "nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare". Sipas tyre, gomonia mund të ketë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

"Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me lajmin e kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakianë në zonën e Salentos, Itali, Policia e Shtetit bën me dije se: Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare. Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër. Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të  saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut", thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi u transferua në qendrën Don Tonino Bello në Otranto.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb