TIRANË – Për Bashkimin Evropian, Reforma ZgjedhoreShqipëri nuk duhet parë vetëm si një proces teknik, por një hap për zgjedhje më cilësore, që janë thelbësorë për rrugën e nisur të vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kryediplomati i Brukselit në Tiranë, Silvio Gonzato theksin e vë tek rekomandimet e OSBE në raportin për zgjedhjet e 11 majit, për një fushë të barabartë loje dhe depolitizim të administratës zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore përfaqëson një hap të mirë drejt integritetit zgjedhor. Nxisim palët për reformë gjithëpërfshirëse, duhet një produkt i mirë. KQZ ka marrë hapa të rëndësishëm në analizën paszgjedhore dhe ka paraqitur disa propozime. Depolitizimi është thelbësor. Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grup kapitullin e parë për anëtarësimin në BE, e para që hapet dhe e fundit që mbyllet. ”, tha ambasadori.

Theksin, për një administratë zgjedhore, së paku pjesërisht apolitike e vuri edhe kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, për të cilin komisionerët jo në çdo rast kanë dëshmuar profesionalizëm.

"Historia jo vetëm për zgjedhjet e fundit, ka treguar që administrata zgjedhore, nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të sigurojë në lidhje me administrimin transparent të procesit zgjedhor. Dominimi  vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve, ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin profesional. Është me rëndësi të dorës së parë, që kjo çështje të jetë ndër të parat që duhet të adresohet.", tha ai. 

Për trajnimin e administratës zgjedhore, KQZ po bashkëpunon edhe me Këshillin e Evropës, Liri Kopaçi-Di Michele, përfaqësuesja e së cilit e tha qartë sot mesazhin e saj: se besimi në zgjedhje, varet jo vetëm nga cilësia e ligjeve por edhe zbatimi i tyre.

"Mesazhi ynë është që besimi në zgjedhje varet jo vetëm nga cilësia e ligjeve por edhe zbatimi", tha ajo. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Kryekomisioneri i KQZ: Bashkëpunimi me BE i rëndësishëm! Duhet të trajnohet administrata zgjedhore, politika të largohet

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në fjalën e tij e cilësoi me rëndësi të lartë bashkëpunimin me BE-në për trajnimin e administratës zgjedhore. Celibashi thotë se administrata aktuale nuk është e trajnuar dhe si rrjedhojë nuk përmbush asnjë kriter apo pritshmëri si nga subjektet politike ashtu dhe nga ana e votueseve.

Një tjetër problem që Celibashi veçoi, ishte përqendrimi i lartë i politikës në administratë, duke kërkuar që ndikimi dhe prezenca e tyre të mos eliminohet, por të reduktohet ndjeshëm me qëllim pasqyrimin e një procesi zgjedhor të qartë, transparent dhe me standarde të larta.

“KQZ në bashkëpunim me BE dhe Ke të punojnë për këtë çështje që është trajnimi i administratës zgjedhore. Kemi vuajtur prej vitesh që administrata zgjedhore në vend, pas çdo përpjekje, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e votuesve për të performuar në mënyrë profesionale dhe transparente. Tani mesa duket edhe momenti politik e social i Shqipërisë në prag të bërjes pjesë në BE, ka sjellë edhe mundësinë që për një çështje të rëndësishme në kuadër të procesit zgjedhor, të punojmë së bashku mbi këtë projekt. Historia jo vetëm për zgjedhjet e fundit, ka treguar që administrata zgjedhore, nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të sigurojë në lidhje me administrimin transparent të rocesit zgjedhor. Dominimi  vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve, ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin profesional. Është me rendësi të dorës së parë, që kjo çështje të jetë ndër të parat që duhet të adresohet.

Nga rreth 40 mijë komisionerë që angazhohen, 30% e tyre janë trajtuar nga KQZ. Pak a shumë është e njëjta shifër në të gjitha edicionet zgjedhore dhe nga ana tjetër, më shumë së 40% e administratës zgjedhore, ndryshohen dhe një pjesë e parë dhe 1 ose 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve, shto dhe ato që janë në detyrë nuk ka trajnimin e duhur. Më së pari është rasti ta rikonfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën sesi administrata zgjedhore është e organizuar. Nuk them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi dhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo si ost që 100% procesi administrohet prej tyre. Kur ne të jemi dakordësuar kur të kemi një trupë gati për përhershme, të lidh nevoja që të punohet për trajnimin e duhur të kësaj trupe apo kushdo që angazhohet.

Synojmë me mbështetjen e BE që ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit të administrata zgjedhore, ku synojmë qëndrueshmi dhe stabilitet. Jemi të ndërgjegjshëm që është procesi është i vështirë dhe do të marri kohën e vet. Do të kërkojnë mbështetjen dhe të partive politike. Për fat dihet se dhe ato e kanë kuptuar që mënyra sesi administrata është e organizuar dhe ajo që jep, ka nevojë të ndryshohet dhe i mbështesin të paktën ajo çka kemi konstatuar, përpjekjet e KQZ dhe të partnerëve”, tha Ilirjan Celibashi.