Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE në Shqipëri bën të ditur se Gonzato nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente.
Sipas Gonzatos, është thelbësore që reforma të sigurojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe në përputhje me standardet europiane.
Po ashtu në postimin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri thuhet se është me rëndësi që pushteti vendor të ketë financim të mjaftueshëm, në mënyrë që të sigurojë autonominë e nevojshme në vendimmarrje.
“Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit Ad-Hoc të Reformës Territoriale dhe Administrative në Parlamentin e Shqipërisë.
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar.
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të forta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë lokale. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që funksionet të përputhen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet lokale të kenë autonomi të vërtetë në vendimmarrje, të mbështetura nga kapacitetet e nevojshme. Mbetet thelbësore të sigurohet që reforma të ofrojë shërbime të përmirësuara për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, shkruhet në postimin e delegacionit të BE në Shqipëri në rrjetin social ‘X’.
Komente











