Gjoba e rregullatorit të Komisionit Europian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut.
Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t’iu jap fund praktikave antikonkurruese brënda 90 ditëve, në të kundërt do të përballet me një tjetër ndëshkim.
“Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE”, tha Margrethe Vestanger komisioner e BE-së për çështje të konkurrencës.
“Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkuruar me meritat e tyre. Për më tepër u ka mohuar konsumatorëve europiane përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestanger.
Komisioni Europian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010.
Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com