Google heq median shtetërore ruse Russia Today nga kërkimi

Google heq median shtetërore ruse Russia Today nga kërkimi

Google ka hequr median shtetërore ruse RT nga mjeti i saj i kërkimit të lajmeve.

“Në këtë krizë të jashtëzakonshme ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e dezinformatave dhe për të ndërprerë fushatat e dezinformimit në internet”, tha Kent Walker, presidenti i Google për çështjet globale.

Kompania ka kufizuar faqet e lajmeve të financuara nga qeveria ruse nga reklamimi dhe përdorimi i disa veçorive në YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google.

Zëvendës kryeredaktorja e RT-së, Anna Belkina, tha se masa ishte dëshmi se kompanitë perëndimore janë " tmerruar nga prania e zërit të jashtëm nga frika e humbjes së audiencës së tyre historikisht të robëruar, nëse ajo audiencë ndeshet me një këndvështrim tjetër".

RT dhe Sputnik, një faqe tjetër e financuar nga qeveria, konsiderohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dy "elementë kritikë në ekosistemin e dezinformimit dhe propagandës së Rusisë".


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024