Google, kompania e vogël
që pushtoi botën

Kur Google u lançua në 1998-n, ajo indeksonte vetëm 26 miliona faqe interneti. Sot, Google indekson 60 triliarda faqe. Në 1998-n, Google kishte rreth 10.000 kërkime në ditë. Sot, Google ka rreth 100 miliarda kërkime në muaj. Google punësoi personin e parë në Shtator të 1998-s, dhe më 31 Mars të 2004-s, disa muaj para se të bëhej kompani publike, ajo kishte rreth 1.907 punëtorë.

Në fundin e vitit 2012, Google numëronte rreth 44.777 punonjës. Logoja e parë doodle (që e pamë edhe për 100-vjetorin e Shqipërisë) ishte një foto që tregonte themeluesit Larry Page dhe Sergey Brin jashtë zyrës, duke marrë pjesë në festivalin muzikor 'Burning Man'. Që atëherë, në faqen e parë të Google ka pasur më shumë se 1.000 doodla. Blerja e parë publike e Google ishte në 2001-shin kur ajo bleu Deja.com, një shërbim diskutimesh. Që atëherë Google ka blerë më shumë se 100 kompani.

Kur Google u bë një kompani publike më 19 Gusht të 2004-s, aksionet e saj u hapën me 85 dollarë (për aksion). Sot aksionet e Google kanë arritur deri në rreth 875 dollarë, më shumë se 10-fishi. Ditën që Google u bë një kompani publike, vlera e saj e tregut ishte 23 miliardë dollarë. Sot vlera e saj është mbi 290 miliardë dollarë, edhe kjo më shumë se 10-fishi. Në 2003-shin, një vit para se të bëhej kompani publike, Google raportoi të ardhurat e saj që ishin 961,9 milionë dollarë. Në 2012-n, të ardhurat e Google-s arritën për herë të parë 50 miliardë dollarë në vit. Page dhe Brin (themeluesit e kompanisë) hapën një llogari bankare për kompaninë e tyrë Google në Shtator të 1998-s. Balanci i llogarisë në atë kohë ishte 100,000 dollarë, para këto të dhëna nga bashkëthemeluesi i Sun Microsystems.

Sot, Page dhe Brin kanë personalisht një vlerë prej 23 miliardë dollarë secili. Google bleu Android në 2005-n. Që atëherë, janë bërë mbi 1 miliardë aktivizime të pajisjeve Android dhe 50 miliardë aplikacione të shkarkuara. Google filloi përpjekjet e 'Street Vieë' në 2007-n, me synimin që të hartonte të gjithë botën. Që atëherë, Google ka vozitur pothuajse 10 miliona kilometra në më shumë se 3 mijë qytete në 52 vende të botës. Google prezantoi rrjetin e saj social Google+ para dy vitesh. Në fundin e vitit të kaluar, Google+ përmbante mbi 500 miliona anëtarë, nga të cilët më shumë se 135 milionë ishin aktivë.

Chrome, shfletuesi i Google, doli në 2008-n. Katër vjet më vonë, ai kaloi Internet Explorer për t'u bërë shfletuesi më i përdorur dhe ka momentalisht më shumë se 750 miliona përdorues. Sipas eMarketer, Google kishte rreth 38% të përfitimeve të reklamave në pajisjet telefonike në 2011-n. Këtë vit, kompania pret të sjellë rreth 53 për qind të përfitimeve botërore, ose rreth $8,8 miljardë. Youtube kishte rreth 20 milionë vizitorë mujorë në 2006-n, kur u ble nga Google. Faqja më e madhe dhe më e përdorur sot për video raporton se ka më shumë 1 miliardë vizitorë mujorë, të cilët shikojnë kolekivisht më shumë se 6 miliarda orë videoje.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë