/ATSH/-  Autoritetet indiane kanë akuzuar gjigandin e internetit Google për  abuzim e dominimin e tij  në reklama.
Hetimi trevjeçar nga Qëndra për Ankesat , ka ardhur nga ankesat e parashtruara nga disa  faqe  interneti të cilat pretendonin se Google kishte qene e padrejtë në theksimin e shërbimeve të veta.
Akuzat jane të ngjashme me akuza të tjera të bërë më herët për  Google  në SHBA dhe  Europe.Firma ka dhjetë ditë për  t'iu përgjigjur gjetjeve të Komisionit të Konkurrencës indiane.
Rregullatorë të ndryshëm janë duka shqyrtuar nëse shoqëria e  internetit ka manipuluar rezultatet e kërkimit .
Google ka mohuar akuzat e në qoftë se kompania humb këtë rast firma do të përballet me një gjobë miliarda dollarëshe.
Rregullatorët në SHBA kanë përfunduar në vitin 2013 një hetim të kësaj natyre e ka reultuar se Google nuk ka bërë abuzime e është në rregul me të dhënat publike e ato jopublike.