Ish-Presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov ka folur hapur kundër Perëndimit, në ceremoninë e përkujtimit të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Mbështetjen e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të ish-bllokut komunist në NATO, ai i ka quajtur gabime të Evropës.

I ftuar në ceremoni dhe në një simpozium me ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Hans Ditrih Gensher, Gorbaçovi shtoi se Evropa do të bëhej e papërfillshme në botë nëse nuk arrinte të ruante sigurinë e saj.