TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Himarës thekson se propozimi i bërë nga qeveria për krijimin e 61 njësive vendore është mëse i saktë. Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, Jorgo Goro theksoi se harta e re territoriale e cila e bashkon Himarën së bashku me Vranishtin është mëse e pranueshme duke shtuar se nëse do të jetë e mundur ajo duhet të zgjerohet edhe më tej por vetëm që qendra të jetë Bashkia e Himarës.