Gosha-Balslev: 5 reformat janë kyçe
për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Gosha-Balslev: 5 reformat janë kyçe<br />për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Përmbushja e 5 prioriteteve dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këto ishin dy çështjet kryesore që diskutuan mes ministres së Integrimit Klajda Gjosha dhe Drejtorit të Danimarkës për Fshqinjësinë e Ballkanit, Uffe Balslev.

Në fjalën e saj Gjosha theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur për të bërë progres në reformat më të vështira.

Ministra tha se detyra më e vështirë është të kthejnë besimin tek qytetarët ndërsa nënvizoi se mbështetja e Danimarkës ka një rol kyç në integrimin e Shqipërisë.
 
Ne jemi të vendosur për të kryer hapa konkret në çdo fushë, ndaj kemi nisur me kapitujt më të vështirë, kapitulli 23 dhe 24 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Drejtësia, liria dhe siguria) sepse ne duam të bëjmë progres, të ndryshojmë imazhin e vendit dhe të kthejmë besimin tek qytetarët të cilët duan të jenë pjesë të një vendi demokratik”, u shpreh Gjosha.
 
Ndërsa Balslev theksoi se reformat e ndërmara nga qeveria janë thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Drejtor i Danimarkës, për Fqinjësinë, Europën Lindore dhe Ballkanin u shpre pro zgjerimit dhe garantoi mbështetjen e Danimarkës.
 
Proçesi i zgjerimit të BE-së është i mirëpritur. Ne shpresojmë për një zgjerim pozitiv, e cilësojmë atë si rruga e duhur e Bashkimit Europian për të vazhduar dhe veçanërisht jemi pro politikave të zgjerimit për Shqipërinë”, tha Balslev.
 
Balslev u prit në Shqipëri nga ministrja Gjosha ndërsa në këtë takim u shoqërua nga Amabasdori i Danimarkës në Shqipëri, Sandau Jensen.
 
Redaskia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës