Gra, burra e pushtet mbi skenë

Gra, burra e pushtet mbi skenë
“Pasqyra fragmentare e realitetit të shoqërisë mund të shihet tek një shfaqje aktuale teatri” na thuhet nga personalitetet e artit si Çarli Çaplin.
 
Niveli i ndotjes së sotme me përmasimin e tij tronditës deri në “solucion” nuk i shpëtoi optikës së regjisorit Spiro Duni,  i cili realizoi teatrin komedi “Pushteti i grave”. 
 
Përtej teprimeve dhe parashikimit me butafori gjestesh e batuta spontane,  në realizimin e tij na shpalosi imagjinatën për një të ardhme të afërt,  e cila ndjehet se është në portin e mbërritjes.
 
Kjo duket e frikshme por mesa duket autori e shikon në këtë formë drejtimin e shtetit dhe popullatës nga bota femërore. Mendohet se mëndja e shëndetshme e shoqërisë nuk do e dëshironte një gjë të tillë, pa nënvlerësuar meritat e vlerat e gruas në mjediset e sotme.
 
Nëse kjo ndodh, do të krijojë një kaos të pakontrolluar i cili mund të realizojë rrënimin e shoqërisë. Bjerrja e nisur mbas viteve ’90, po tenton vendosjen përfundimtare të sistemit të vlerave të reja,  ku në thelb qëndron “Antivlera” .
 
Teatri Kombëtar hapi portat përgjatë muajit Prill për komedinë variacion mbi pjesën “Pushteti i grave", të ARISTOFANIT. Loja e aktorëve duket se u nda në disa grupime më së pari mes meshkujve dhe femrave, burrave e grave duke xhongluar mendime mbi problematikën e ditës, kualitetin e jetës, sprovën e kryefamiljarit në një kohë mungesash thelbësore materiale e shpirtërore.
 
Premiera që filloi nga data 14 e deri në 30 Prill, u realizua me interpretimin e kastës së aktorëve që nga Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Ligoraq Riza, Sokol Angjeli, Ardian Cerga, Karafil Shena, Andon Koço, Gladiola Harizaj, Niada Saliasi, Luli Hoxha, Gjergj Mena, Klodian Hoxha, Dori Çaushi, Julinda Emiri dhe Klement Marku, Zeqir Sulkuqi.
 
Gjuha e ngarkuar me fjalë të njohura greke e italiane, që deri diku e kanë fituar qytetarinë, në kërkim të zëvendësimit nga fjalë shqipe në fjalorin sociologjik, mjerisht shihet si fenomen përsëritës nga disa prej aktorëve, të cilët bartin theksin e ndikimet e tjera me prurjet personale tek skena kombëtare, prej vendeve të emigrimit afatgjatë.
 
Dekori me skenografinë e Fatbardh Markut përkoi disi me gjendjet komike të shfaqjes; po kështu muzika e Elina Dunit erdhi në sinkron me pauzat e interpretimit nga njëri episod në tjetrin. Shqetësuese si tingëllimë qytetëse rrin e nderur zilja e ftesës drejtuar publikut për të vizatuar më shpesh Teatrin. Salla qendrore ishte thuajse e zbrazët ditët e fundit të muajit.
 
Evokimi i komunizmit platonik të një forme të re matriarkati, nëpërmjet reklamimit të barazisë sociale, lirisë pa punuar, në një Republikë të Gruas që prezanton “kostitutën” (kushtetutën) e papërgjegjshmërisë, erdhi si thirrje akoma e parakohshme për mjedisin shqiptar, nga protagonistët dhe realizuesit e “Pushtetit të grave”.

pushteti i grave

pushteti i grave

pushteti i grave

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar