Ishin kthyer në tmerr, arrestohet banda me 8 shqiptarë në Spanjë! Banorët që patrullonin natën njoftuan policinë! Report tv zbardh emrat dhe fotot

Një grup kriminal shqiptarësh që kryenin grabitje u shkatërrua në Malaga të Spanjës të marten pasdite, 28 nentor, ku 8 persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin kthyer në tmerrin e banorëve.

Autoritetet spanjolle, kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Report Tv ka siguruar identitetin dhe fotot e 8 personave të arrestuar të cilët janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.

Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto de la Torre ishin organizuar për patrullimin dhe ruajtjen e zonës.

Dy prej anëtarëve të grupit janë arrestuar më parë, ndërsa të martën përfunduan në pranga 6 prej tyre. 

Brenda ambientit ku ndërhyri policia, u sekuestrua 1 pistoletë simuluese, 10 mijë euro CASH, mjete për të kryer sulme, një çantë me reagent që përdoreshin për të kontrolluar nëse buzhuteritë janë prej ari, një koleksion monedhash e pullash, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, 2 automjete, dokumente dhe hashash.

Pas dhjetëra denoncimeve, agjentët mblodhën prova që tregonin se ngjarjet kishin të njëjtët autorë. Në një prej zonave ku vepronte grupi banorët të pajisur me elektrik dore dhe kamera termike, prej disa javësh organizonin patrulla çdo natë në rrugë dhe për të mbajtur roje kundër grabitësve.

Ata i dërguan një letër Policisë Kombëtare dhe Këshillit të Qytetit të Malagës për të kërkuar prezencën e policisë. Hetimet e nisura i lejuan agjentët të mblidhnin një sërë provash që i çuan në një shtëpi, ku shqiptarët fshiheshin dhe u arrestuan.

Bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë identifikuar nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat, sipas Policisë Kombëtare, vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur dhe agjentët nuk përjashtojnë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.

Të arrestuar
1- Marjan Ndoj, 28 vjeç
2- Anton Nikolli, 31 vjeç
3- Anton Kola, 32 vjeç
4- Romario Balliu, 30 vjeç
5- Gerald Hoxha, 25 vjeç 
6- Taulant Kolaj, 28 vjeç,
7- Mikael Lazi, 27 vjeç
8- Arben Lazri, 51 vjeç

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxxxx: 30/11/2023 08:40

    Turp per zotin turp i shofin te gjith cfar palacosh jan diskriminim ..morali karakteri te mbaruar totalisht

    Përgjigju
  • Mikael: 29/11/2023 13:38

    Mire kan ber do ushqeheshin

    Përgjigju
  • Oroshi: 29/11/2023 13:00

    Thjeshte cuba mirdite.Ky asht zanati i vjeter i tyre.Oh sa mire me qene .....

    Përgjigju
  • Shoku: 29/11/2023 11:55

    Si gjithmone skifterat e veriut ne gazete, ujqrit e vertete nuk ndihen.

    Përgjigju
    • Or tej: 29/11/2023 14:37

      Ujku nuk ndihet sepse do vetem mjegull, ndersa skifterat tone duan sende floriri or teeeejjjjj

  • Alb: 29/11/2023 11:53

    Brezi i demokracis brezi injorances pa shkoll pa zanade. Keta prolloje shqipnin 33 vitet e funite

    Përgjigju
    • Sala: 29/11/2023 21:41

      O Albo,ti e paske nje zanat,qenke analfabet me kohe te plote dhe vuan shume nga koprofagjia!

  • Eri: 29/11/2023 11:43

    Skifterat dihen nga cila zonë vijnë, si nuk ndryshuan njëherë?!

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 29/11/2023 11:56

      Nuk jane "evropianizuar" akoma!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale