Kreu mbi 14 grabitje të gomave të automjeteve dhe disqet në harkun kohor të 3 muajve Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për Ervis Zervon.

Zervo pranon autorësinë e krimit para trupit gjykues duke deklaruar se e bënte për të fituar disa para më shumë.

Sipas deklarimeve të Zervos, ai ishte i lidhur me disa gomisteri në Tiranë dhe i shiste gomat nga 2000 mijë deri në 5000 mijë lekë. 

Operacioni "Gomat" vijon ende pasi ka dyshime se janë të përfshirë në këtë skemë edhe katër persona të tjerë.

Ndërkohë krimi ekonomik ka nisur një kontroll në pikat e gomisterive që bashkëpunojnë me hajdutët duke blerë e tregtuar gomat e vjedhura. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com