Budini u prangos 5 muaj pas këtij krimi falë kamerës së sigurisë së taksisë së shtetasit H.Hoxha që pas ngjarjes denoncoi Budinin në polici. Janë këto pamjet kur ai i vendos taksistit pistoletën pas qafës duke e kërcënuar të mos lëviz dhe jap paratë menjëherë.
VIDEO e 2015 kur Budini tentoi të grabiste taksistin
Gjatë arrestimit nga policia në zonën e Yzberishtit në Tiranë efektivi i speciales e pranoi krimin dhe deklaroi se ishte në kushte të vështira ekonomike. Falë pranimit të faji nga Budini dënimi u ul nga 9 vite në 6 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar të aplikuar në gjykatën.
Eduart Budini
d.b/shqiptarja.com










