TIRANË - Grabit një kazino me pistoletë lodër, arrestohet një i ri. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë vënë në pranga Olsjon Kapllanin, 25 vjeç.

I riu është arrestuar pasi dyshohet se, gjatë ditës së premte (7 shkurt 2014) rreth orës  12:30, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në një kazino nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si  armë, ka vjedhur me dhunë  135.000 lekësh.

Me të kryer grabitjen, 25-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa menjëherë është bërë edhe denoncimi. Policia ka nisur hetimet dhe ka vënë në pranga të riun, të cilit iu gjetur në cilësinë e provës një pistoletë lodër.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)