Grabitën tokën e shtetit në Spille, 9 zyrtarë në gjyq, i pandehur vjehrri i ish-kreut të PS

Grabitën tokën e shtetit në Spille, 9 zyrtarë në gjyq, i pandehur vjehrri i ish-kreut të PS

Bregdeti i Spillesë në Kavajë

Përfundojnë hetimet për 9 zyrtarët e hipotekës dhe ish-komunës kryevidh Kavajë, të cilët kanë abuzuar me tjetërsimin e plazhit të Spillesë. Vendimi është marrë një ditë më parë, nga prokuroria e Kavajës, e cila ka dërguar në gjykim dosjen me 11 mijë e 800 faqe, në të cilat dyshohet se faktohet implikimi kriminal i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në skemën e grabitjes së tokës shtetërore, duke e tjetërsur më pas në subjektet private.

I pandehur është marrë ish-kreu i hipotekës Seid Cikalleshi, vjehrri i ish-kreut të PS Kavajë Gentian Daja, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”. Po kështu nën akuzë janë vënë shtetasit, Andi Gjeçi, Dritan Kazazi, Aida Gjoci, Asim Arkaxhiu,Aldo Kila, Ilir Kaja, Agron Xhelezi dhe Nezir Lecini. Kallëzimi për abuzimet me falsifikimin e dokumentave të pronave në plazhin e Spillesë është depozituar fillimisht nga Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, që më pas u pasua dhe nga një kallëzim i dytë nga Komanda e Forcës Ajrore.

Mes personave që kanë përfituar nga kjo skemë, duke blerë sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, janë dhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, por dhe persona të afërm të tjerë që kanë lidhje me të. “Banorët kanë përfituar tokë dhe që më pas e kanë shitur apo kryer transaksione të tjera, nuk janë njohur me asnjë lloj dokumentacioni për tokën, por vetëm kanë kryer aktin e shitblerjes së tokës, ku noteri u ka shkuar në shtëpi dhe kanë firmosur në mirëbesim,”-thuhet në dokumentet e hetimit të Prokurorisë, të cilat tashmë iu dorëzuan gjykatës së Kavajës.

Dokumentet e hetimit tregojnë se toka e tjetërsuar fillimisht në emër të banorëve të zonës u kaloi përmes kontratave të shitjes apo të dhurimit të afërmve të pushtetarëve lokalë të Kavajës, ku kryeson rrethi familjar i ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Rroshi. Duke ndjekur gjurmët e kontratave, prokurorët gjetën se përfitues ishin edhe prindërit e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi dhe rrethi familjar i bashkëshortes së tij.

Në një rast një grua e identifikuar si H.I.Elmadhi pasi ka fituar 4300 metra katror tokë në këtë zonë, ia ka dhuruar atë sipas prokurorisë me kontratë noteriale “Azem dhe Nazije Rroshit”. Në të njëjtën mënyrë edhe të afërm të ish-kreut të PS Kavajë Gentian Daja, sipas prokurorisë, kanë blerë sipërfaqe më të vogël të kësaj toke. Në total sipas prokurorisë janë 135 praktika që pasi kanë marrë AMTP nga ish-komuna Kryevidh, kanë filluar hipotekimin e sipërfaqeve tokësore me pyll në bregdetin e Spillesë. “Të 135 praktikat e falsifikuara tashmë janë sekuestruar dhe bllokuar në hipotekë dhe në terren nga prokuroria e Kavajës, ku bëhet fjalë për katër parcela mjaft të mëdha të cilat mbulojnë të gjithë bregun ranor dhe pyll në plazhin e Spillesë”- thotë prokuroria.

Sipas dosjes së akuzës nga ana e punonjësve të Komunës Kryevidh dhe Komisioneve të Ndarjes së Tokës, të krijuar në mënyrë fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime kriminale që kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore të cilësuar si tokë pa frut (PF) tokë Shtetërore.

Nuk administrohet asnjë dokument shkresore nga asnjë institucion shtetërore për ndryshimin e zërit kadastral nga tok (PF) në tokë arë. “Për arritjen e qëllimit përpara se të nxirrte certifikatën e Pronësisë për banoret, fillimisht gjenin banoret e mirëbesuar të cilët do të përfitonin padrejtësisht tokën. Më pas gjendej blerësi (përfituesi i pasurisë) dhe pas këtyre veprimeve bëhej rregjistrimin në hipotekë, duke bërë në mënyrë të menjëherëshme dhe aktin e shitblerjes së pasurisë. Ky akt, në shumicën e rasteve, bëhej pa u vënë në dijeni për Çertifikatën e Pronësisë, banoret të cilët janë përfituesit e parë të tokës, por njëherazi behej edhe shitblerja e tokës. Fillimisht operohej me përpilimit të AMTP-ve në pasurit objekt hetimi të cilat klasifikohen si tokë”- thotë prokuroria.

Tabela me të pandehur
1.    Seid Cikalleshi, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
2.    Andi Gjeçi, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
3.    Dritan Kazazi, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
4.    Aida Gjoci, e kuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.
5.    Asim Arkaxhiu, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
6.    Aldo Kila, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim.
7.    Ilir Kaja, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.
8.    Agron Xhelezi, i akuzuar për veprën penale “Falsifikimit të dokumenteve”.
9.    Nezir Lecini, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit te dokumenteve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KAVAJOTI: 12/06/2018 20:05

    TE GJITH JANE HAJDUT DHE MERITOJNE DENIMIN ME TE RENDE SEPSE JO VETEM KANE VJELLUR POR E KANE SOROLLATUR POPULLIN SI I KA DASHUR QEFI DHE E KANE RJEPUR POPULLIN FUKARA.SI PUNA E KETYRE HAJDUTERVE NE KAVAJE KA PLOT.KENI DHE NJEREZ SI TAHIR OKSHTUNI QE E BLEU KAMPIN E PIONJEREVE TE KAVAJES PER 5 LEK DHE RRETH E QARK KAMPIT KA SHIT TOKA PA DOKUMENTACION SA TE DUASH .SHKONI DHE I PYESNI NJERZIT QE KA RRETH E QARK SE KU E GJETEN TOKEN.AI BERI KONFLIKT ME BEDRI MERHORIN SE ESHTE I PANGOPUR POR I RA SHARRA NE GOZHD.KETO JANE NJEREZIT E PD EDHE TE AKUZUARIT PUNONJESIE PD KANE QENE.ME KETO KRIMINEL MBAHET KAVAJA DHE SHQIPERIA PRANDAJ NUK ECEN VENDI PERPARA SE Z TAHIR OKSHTUNI KA VJELLUR SHKOLLEN SE AI MEZI KA MBARUAR 8 VJECAREN DHE TANI ESHTE DREJTUES I KAVAJES SHIKOJANI DIPLLOMEN E KA 10 ANGLISHTE AI NUK DIN DY FJALE ANGLISHT DHE TURPI ME I MADH NE VEND QE TI HAPI RRUGEN NJEREZVE ME SHKOLLE I ZE VENDIN.NE E DIJM PERSE E BEN Z T OKSHTUNI PER TI SHPETUAR DREJTESISE PER TE TJERA PISLLIQE TE MEDHA QE KA BERE .TURP PER PD DHE SHTETIN SHQIPTAR QE PERKRAH HAJDUTERIT DHE PISHTARET PA FLAKE.

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/05/2018 16:50

    Dërrmojini bajgat. PRONA I PËREKT REPUBLIKËS! REPUBLIKA ESHTE PRONARI I VETEM I TOKËS!

    Përgjigju
    • KAVAJOTI: 12/06/2018 20:23

      KE TE DREJT VELLACKO NE BURG TE GJITH HAJDUTERIT .NE KAVAJE DHE NE SHQIPERI HAJDUTERIT JANE AKOMA TE LIRE KE TAHIR OKSHTUNIN ME SHOKE QE KANE BERE KERDINE NE GOLEM .TAHIR HAJDUTI E BLEU KAMPIN DITOR PER 5 LEK DHE SHITI TOKA RRETH E QARK SA I KA DASHUR QEJFI,BLEU DHE SHKOLLEN KU ANGLISHTTEN E KISH 10 .AI NUK DI DY FJAL ANGLISHT.POR KETIJ HAJDUTI I NGECI SHARRA NE GOZHD TE BEDRI MERHORI VETEM ATIJ NUK IA MORI TOKEN E BABES SE KESHTU E KANE QUAJTUR GOLEMIN KETA TRIMA TOKEN E BABES DHE TE NENES.ASHTU SIC MORI DHE DEKORATEN KY PISHTARE FALLCO QE NUK KA QENE NE ASNJE DEMOSTRATE.KETA JANE HAJDUTER ME BRINGA DHE KAVAJA KA PLOT SI KETA.NJEREZIT NUK KANE BUKE ME HENGER TAHIR HAJDUTI LEN 200 MIJ LLOTO SPORTI .POSHT HAJDUTERIT.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)