Grabitën xhiron e një dyqani në Durrës, arrestohen dy të rinjtë! Kërcënuan me kallashnikov pronaren dhe i morën 15 mijë lekë! Autorë të dy vjedhjeve të tjera (VIDEO)

DURRËS- Dy të rinjtë që grabitën një dyqan ushqimor në Durrës janë identifikuar dhe vënë në pranga. Orges Mona, 34 vjeç dhe Erlind Shehaj, 35 vjeç, kërcënuan me kallashnikov pronaren e dyqanit dy ditë me parë dhe i vodhën asaj xhiron ditore prej 15 mijë lekësh.

Përmes këtij operacioni, ‘Step by Step’, policia ka arritur të zbardhë edhe dy vjedhje të tjera të ndodhura nga qyteti i Durrësit, po nga këta dy autorë. Më datë 19 nëntor të vitit 2022, Mona dhe Shehaj dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash sërish në një dyqan, në pronësi të E. S.

Ndërkohë, në datë 27 dhjetor ata dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në pronësi të B.H.

Identifikimi i tyre është bërë i mundur nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ndërsa Mona rezulton i dënuar më parë për në fushën e narkotikëve, ndërsa Shehaj për vjedhje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!