Gjykata e Durrësit e lë në burg, grabitësi serial: Jam penduar...kisha pirë drogë dhe kam qenë shumë në ankth (VIDEO)

DURRËS- Me të njëjta rroba me të cilat u arrestua, grabitësi serial Astrit Thaçi është njohur me vendimin e gjykatës e cila e ka lënë në burg për katër veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë", "Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë" dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Thaçi është shprehur se është penduar për atë se çfarë ka bërë duke thënë se i ka kryer nën efektit e drogës dhe ka pasur shumë ankth.

"Kam qenë nën efektin e drogës, kam qenë shumë në ankth", mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë që është lënë në "detyrim paraqitje" e dashura e tij, Adela Berisha, për të cilën avokati shprehet se është thjeshtë viktimë e këtij procesi dhe se akuza për "Përkrahje të autorit të krimit" nuk qëndron. Në dëshminë që Report Tv zbardhi vetëm pak orë para se të niste gjyqi, Adela është shprehur se e dinte për jetën që i dashuri i saj bënte dhe se i kishte kërkuar shumë herë që të hiqte dorë, por nuk e kishte dëgjuar. Pavarësisht kësaj, për shkak të dashurisë së ndjente nuk mundi ta linte.

27-vjeçari Astrit Thaçi akuzohet si  autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Report Tv publikoi video të 2 nga grabitjeve, një të një supermarketi në Shkozet ku arriti të marrë një sasi parash dhe disa paketa cigare dhe atë të argjendarisë në Elbasan, video e cila u komentua për shkak të veprimeve amatoreske, ku shitësja i mori pistoletën.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 19/02/2020 15:00

    Ndoshta me shoket ne rruge mund te thuash qe droga "pihet", por ne shtypin zyrtar duhet te japesh shembullin se si shkruhet gjuha zyrtare. Droga perdoret, nuk pihet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë