Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoi në Gjykatën kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Aleksandër Muratajn e Dritan Sinanin, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të zjarrit në grabitjet e Qafë Kashar-Rinas në vitin 2015 dhe 2017.
Por si arritën hetuesit në gjurmët e tyre?
Burime për Report Tv bënë me dije se analizimi i tabulateve telefonike dhe pamjeve filmike të banesës së Admir Murtajt, vëllai të Aleksandrit kanë bërë të mundur identifikimin e dy të arrestuarve të fundit.
Sipas hetuesve grupi mbidhej për të diskutuar grabitjet në Prezë në banesën e Admir Muratajt që është dhe vëllai i Aleksandër Muratajt.
Këto pamje filmike janë përdorur si provë dhe pritet që të premten Gjykata e Krimeve të Rënda t'i komunikojë atyre zyrtarisht akuzën.
Ndërkohë, Report Tv ka siguruar edhe foton e Aleksandër Muratajt, vëllait të kreut të grupit të grabitësve Admir Murataj.

(Aleksandër Murataj)
Me arrestimin e Aleksandër Muratajt dhe Dritan Sinanit ka shkuar në 8 numri i personave që janë arrestuar për dy grabitjet që kanë ndodhur pranë Rinasit në dhjetor të 2015 dhe në shkurt të 2017, ku nën kërcënimin e armëve, u morën nga automjetet e shoqërisë private të sigurisë, përkatësisht 3.5 dhe 3.2 milionë dollarë.
Në kërkim vijon të jetë Admir Murataj, i cili mendohet se ka qënë personi i cili organizonte grabitjet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO