Kapet nga policia edhe autori i tretë i grabitjes së karburanteve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. 

Bajram Kallmacaku, 20 vjeç, banues në Durrës, ra në prangat e policisë mesditën e kësaj të hëne, pasi ishte shpallur në kërkim prej 10 ditësh. 

Kallmacaku grabiti me dy të tjerë, Florjan Thana dhe Klajdi Pupa, dy karburante në "Fllakë" në datën 9 janar të këtij viti. 

Gjatë kësaj grabitje, tre autorët e armatosur morën 65.000 lekë. 

Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar, ata kanë grabitur një tjetër karburant përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com