Zyrat e Zjarr Televizion janë grabitur mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit rreth orës 22:00. Në një video të publikuar nga vet televizioni, dallohet dy persona të maskuar që hyjnë në brendësi të studiove.

Në fillim njëri prej personave tentojnë të thyejnë xhamin e studios me këmbë, por nuk ja del. Më pas grabitësi I dytë me një hekur thyen xhamin dhe të dy personat e maskuar futen në brendësi të studios. Pas pak sekondash dallohen dy grabitësit duke dalë me dy kamera, siç dallohet edhe nga pamjet.

Të dy autorët kanë dalë me kamerat nga studio Zjarr Televizion dhe largohen me shpejtësi. Autorët kanë qenë të pajisur me dorëza dhe kapuç në kokë, në mënyrë që të mos identifikohen nga kamerat e sigurisë. Deri më tani Policia nuk ka arritur të identifikojë autorët, për ngjarjen e ndodhur në Yzberisht.