LIBRAZHD- Është arrestuar sot në Librazhd shtetasi Hekuran Gogu, 52 vjeç, banues në fshatin Goriçan, Bashkia Ura Vajgurore.
Policia ka dyshime se ai është personi që ka vjedhjur një çantë dore ku në të ndodheshin 900 paund dhe dokumenta të ndryshme, në pronësi të shtetasit A.Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Togëz, Librazhd.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua çanta e dorës me 900 paund me dokumeta e tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Vjedhja" e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Komento