Policia Librazhd ka njoftuar se një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një servis makinash në Përrenjas, nga ku janë marrë para që ndodheshin në kasafortën e servisit.

 Pronari i servisit  A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas ka njoftuar uniformat blu sapo ka diktuar vjedhjen e parave nga kasaforta.

 Ai ka kallëzuar se gjatë natës një shumë  e konsiderueshme parash i janë marrë nga kasaforta e servisit të tij, të cilat ishin fitim nga puna e tij në servisin e makinave.

Nuk dihet ende shuma e parave të vjedhura nga autori/autoret ende të paidentifikuar.

Ndërkohë policia vijon punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.