Grabitet drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat! Hajdutët shqyejnë kasafortën dhe marrin 2 mln lekë të vjetra

Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës. Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:13
Grabitja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat, policia: Dera dhe dritaret s’janë dëmtuar, vetëm kasaforta

1713785009_Screenshot5.jpg

Policia e Beratit ka reaguar për grabitjen e drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, ku grabitësit kanë marrë nga kasaforta 2 milion e 200 mijë lekë (të vjetra).

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa thekson se nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

“Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, njofton Policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër