Një zdrukthtari është grabitur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës.
Mësohet se grabitësit, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa pajisje pune në zdrukthtari.
Për ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.
Komento