Persona të paidentifikuar rreth orës 12: 30 kanë vjedhur kasafortën që ndodhej në gjëndjen civile të Bashkisë Mat.

Brenda saj kishte pulla që shërbejnë për dhënie certifikate si dhe janë marrë një sasi e vogël vlerash monetare që ndodheshin jashtë kasafortës.

Një punonjës i Bashkisë Mat njoftoi forcat e policisë se është thyer xhami i zyrës civile dhe është hapur dritarja. Forcat e policisë kane shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, si dhe janë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sipas deklarimeve paraprake të dhëna nga punonjësi I gjendjes civile deklarohet se në kasafortë ndodheshin vetëm pulla dhe asnjë material tjetër.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

[gallery]22463[/gallery]

(J.Z/Shqiptarja.com)