DURRES- Poliklinika e specialiteteve në lagjen numër 4 të Durrësit e cila gjendet vetëm 100 m larg qendrës së qytetit, është grabitur dje nga disa persona të paidentifikuar ende.
 
Kanë qenë pjestarë të personelit shëndetësor ata që kanë konstatuar të parët rrëmujën në sallat mjekësore të poliklinikës dhe që kanë njoftuar menjëherë policinë.
 
Sipas policisë, autorët kanë hapur me forcë derën kryesore dhe kanë marrë një laptop dhe disa aparate matës diabeti.
 
Në harkuk kohor të 10 ditëve janë vjedhur 2 xhami, një shkollë dhe sëfundmi klinika e specialiteteve çka i çon ekspertët e luftës kundër vjedhjeve të mendojnë se në të gjitha rastet është dora e të njëjtit grup vjedhësish.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)