Grabitet pika e Postës Shqiptare në Kamëz! Autori përdori një armë lodër dhe mori 100 mijë lekë

Grabitet pika e Postës Shqiptare në Kamëz! Autori përdori një armë lodër dhe mori 100 mijë lekë

Posta e grabitur

Grabitet zyra e Postës Shqiptare në Kamëz. Autori ka kërcënuar punonjësit me një armë lodër. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në Kamëz, tek  filiali i i Postës Shqiptare, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Një person me kapuç  dyshohet se kishte dhe një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes një sasi lekësh rreth 100 mijë lekë të reja, ose 1 milion të vjetra dhe është larguar në këmbë. 

"Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij", ka njoftuar policia. 

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale