Grabiten paratë e asistencës dhe pensioneve në postën e Bulqizës, autori i maskuar qëlloi me armë dhe theu derën (VIDEO)

Paratë e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike janë grabitur mesditën e sotme sapo u sollën në Postën e Fushë Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa autori ka marrë 460 mijë lekë. Sipas burimeve të Report Tv grabitja është kryer sapo paratë u sollën nga qendra për në zyrën postare nga blindi.

Në momentin që blindi u largua, autori i maskuar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër duke kërcënuar punonjësit e zyrës postare dhe më pas ka thyer derën duke u futur brenda duke marrë paratë në arkë. 

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket dera e thyer. Policia pas sinjalizimit është vendosur në ndjekje të autorit, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës. Autori i ka njohur mjaft mirë lëvizjet në postë dhe datën kur do të vinin paratë duke ndërhyrë sapo u futën në arkë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, dera e thyer e postës që u grabit në Fushë Bulqizë

Gëzhoja e ngelur në vendin e ngjarjes

Lajmi në përditësim.....

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen