Grabitet supermaketi në Kavajë! Autori i maskuar kërcënon me kallashnikov shitëset dhe ia mbath me një shumë parash me vete

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një supermarket në hyrje të qytetit të Kavajës rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme (29 shkurt). 

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi se një person i maskuar dhe i armatosur me kallashnikov ka kërcënuar punonjëset e supermarketit dhe ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori dyshohet se është larguar në drejtim të fshatit Qerret.

Forcat e policisë së Durrësit dhe të Kavajës kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit i cili dyshohet të jetë strehuar brenda fshatit. 

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 29/02/2024 21:21

    O shoke e shoqe, cdo dite e me keq eshte, Se kuptoj pse mbani biznese dhe smbani nje cifte me leje Ose arme cfardo me leje, Po jepni cdo lek te mundshem qe e fitoni me djerse Dhe ktheheni 10 vjet mbrapa! Po ta dijne te gjithe qe mbani arme neper biznese Nuk vijne te grabisin kaq kollaj cdo dite..

    Përgjigju
    • Arbri: 01/03/2024 06:55

      Beni skamja dhe pa drejtesia po nxjerrin dhembet , nuk po mbroj grabitesin , jemi vendi me i shtrenjt ne europ dhe ballkan ke ushqimet dhe karburantet (jo ne raport me rrogen) dhe sikur mos mjaftoi çdo gje ne pergjithesi fal korrupsionit jan te nji cilesie te dobet pastaj jan dhe perdorusit e drogave qe ketu ne shqiperi jan si nje ushtri me vete. Shendet

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Kur’ani, ja 20 fakte që nuk i dini për vonesën e ardhjes së tij në shqip! Esencë-Report Tv

Kur’ani, ja 20 fakte që nuk i dini për vonesën e ardhjes së tij në shqip! Esencë-Report Tv