Vidhet një farmaci në Berat/ Autori merr paratë dhe largohet me vrap...farmacistja e ndoqi, por se kapi dot

Vidhet një farmaci në Berat/ Autori merr paratë dhe largohet me vrap...farmacistja e ndoqi, por se kapi dot

Farmacia e vjedhur

BERAT- Një farmaci në lagjen "30 Vjetori" ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe vjedhja është kryer kur farmacia ka qenë e hapur. Dyshohet se hajduti ka qenë duke vëzhguar për disa orë me radhë lëvizjet e farmacistes dhe kur ajo ka dalë për një moment jashtë, ai ka hyrë brenda farmacisë, ku ka marrë të gjitha lekët që ndodheshin në sirtar dhe është larguar me vrap.

Ai është pikasur duke dalë me lekët në duar nga farmacistja, e cila e ka ndjekur, por nuk ka mundur ta kap dot. Farmacistja ka njoftuar policinë,që pas mbërritjes në vendngjarje ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së farmacisë dhe bizneseve përreth.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga pyetjet e dëshmitarëve në vendngjarje, policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë atë në kërkim. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është 38-vjeçari S.K,banues në lagjen "10 Korriku", që rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penal,i dënuar disa herë për "përdorim të lëndëve narkotike" dhe "armëmbajtje pa leje".

Mësohet se hajduti ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja