Mendojnë se kishte para, vjedhin dokumentet e prokurorisë, ja çfarë përmbanin zarfet

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, pasi dy persona ende të paidentifikuar kanë grabitur postierin e prokurorisë I.K, së këtij qyteti, duke i marrë të gjithë zarfat me dokumenta që sapo kishte tërhequr në postë. Dy personat janë kapur nga kamerat e sigurisë së postës shqiptare, ku dallohen qartë fytyrat e tyre, dhe se prietet që shumë shpejt policia dhe prokuroria të realizojnë identifikimin e tyre.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit i tha “Shqiptarja.com” se zarfat e grabitur postierit, përmbanin korrespodencat mes Prokurorisë së Durrësit dhe Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshmë. Sipas burimeve, në këto zarfe ishin të futur akte ekspertimi për drogë, akte mjeko-ligjore dhe materiale të tjera që nuk përbënin sekrete shtetërore. Për më tepër burimet shtojnë se, edhe vjedhja e këtyre dokumentave nuk cënon hetimin e dosjeve, pasi këto dokumenta do rikërkohen sërisht nga Instituti i Policisë Shkencore.

Dyshimet e hetuesve shkojnë se në këtë ngjarje kriminale janë përfshirë dy persona. Besohet se këta persona kanë menduar se shoferi mund të ketë tërhequr sasi monetare nga posta, kjo pasi në vendin ku ndodhi ngjarja,është dhe tregu i zi i valutës,dhe nisur nga këto rrethana grabitësit kanë krijuar përshtypjen se në zarfa mund të kishte para. Por ajo që tashmë po shihet nga hetuesit është analizimi i disa pamjeve filmike, të cilat kanë kapur dy grabitësit në pjesën e fytyrës.

Policia e Durrësit ka ushtruar disa kontrolle në zonë pasi u mendua se autorët në largim e sipër mund të kenë hedhur zarfet, pasi kanë konstatuar se brenda tyre nuk kishte para por dokumenta. Një tjetër varian që po hetohet është dhe pista se mos vallë dy autorët, janë urdhëruar nga dikush tjetër që ka probleme me ligjin në Durrës. Por kjo pistë mbetet vetëm në kuadrin e dyshimeve pasi deri në këto momente prokuroria dhe policia ende nuk kanë asnjë të dhënë në këtë drejtim.

Posta sekrete e prokurorisë së Durrësit u vodh në orën 10:30 të paradites në momentin kur postieri i akuzës po dilte me zarfa në duar, nga posta,duke ju drejtuar makinës së tij, për të shkuar më pas në drejtim të prokurorisë. Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe prokuroria e Durrësit e cila ka deklaruar se:

Lidhur me rastin ju informojme qe kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth ores 10:30, ku punonjesi i postes se Prokurorise Durres ka qene objekt i sulmit nga persona te pa identifikuar. Po kryhen veprimet hetimore me perparesi per verifikimet e rastit, ne bashkepunim me Drejtorin e Policise te Qarkut Durres. Duam te theksojme se nga permbajtja e akteve te mara nuk cenohet hetimi per ndonje nga ceshtjet dhe nuk ka patur materiale te cilat klasifikohen si Sekret Shteteror. Per momentin ne mirekuptimin tuaj per shkak te hetimit qe po kryhet dhe sekretit te tij nuk mund te japim me shume te dhena.

Prokuroria e Durrësit

Ndërsa policia bën me dije se grabitësit kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta. 

Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë, po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak i policisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 08/05/2018 16:56

    Super e sigurt, çerrat e Plarentit dhe Lul Berishes. Të bëjn qef dhe pak.

    Përgjigju
  • LORA: 08/05/2018 16:52

    Prokuroria e Durrsit po perfundon kopsitjen e dosjes se adriatik llalles,,,,atyre qe u djeg qerja u kane mbet sulmet .bi posten sekrete.

    Përgjigju
  • Vetting: 08/05/2018 15:15

    Nuk ka rastesi ne keto gjera, por kushedi se cfare materiali ka qene, ka kokemedhenj plot rrugeve qe kane prokurore e gjykates ne xhep si 10 leksha, ose mund te kene qene shoket e visho ajazit, berishes, lulit, tahirit, rames e metes. Gjithesesi kur niset nje kerkese ose document i rendesishem, mbahen disa kopje.

    Përgjigju
  • Tirona Re: 08/05/2018 14:48

    Imagjinoni sa sekrete ishte sa e grabiten! Nuk u la gje pa u shkerdhy në kete vend.Ishalla ti pastroj ky vetingu kete plehra qe po e shkerdhejne kete vend pa pushim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja