Grabitja e postës në Durrës, PD: Marku të shpjegojë, a ka lidhje me hetimet për Dakon?
Partia Demokratike ka reaguar pas grabitjes së postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit mesditën e sotme.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj
Partia Demokratike ka reaguar pas grabitjes së postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit mesditën e sotme. E ndërsa prokuroria e Durrësit deklaron se në materialet që janë grabitur nuk ka informacione që mund të konsiderohen si sekret shtetëror, por PD e cilëson deklaratën qesharake. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të shpjegojë se çfarë përmbante posta dhe a kanë lidhje me hetimet për kryebashkiakun Dako.
I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe policisë se cfarë përmbante posta sekrete, cili ishte institucioni dërgues dhe marrës dhe a ka lidhje me hetimet për kryebashkiakun e Durrësit Dako, a ka lidhje me hetimet për trafikun e drogës nga porti i Durrësit. Deklarata e prokurorisë së Durrësit është qesharake, dokumentet kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atyre. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë me krimin situata në vend do të përkeqësohet.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme, ku kanë qenë dy persona, të cilët kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë dokumentet që kishte me vete. Dyshohet se dokumentet e marra janë me mbishkrime sekrete, por që nuk dihet ende të çfarë rëndësie janë ato, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Por, zyrtarisht Prokuroria e Durrësit deklaron se nuk ka pasur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
45.1%
-
Jo
48.2%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 193
Lajme të tjera
-
Mbledhja Qeveri-Kosovë, Berisha: Marrëveshja që prisnin shqiptarët sot ishte 'dyshtetësia', e miratoj kur të vij në pushtet! Alibeaj po i shërben Ramës për 'investimet strategjike'
20 Qershor, 13:37
-
Rrëzohet sërish kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike! PS: S'ka fakte! Alibeaj: Do ju tregojmë pse trembeni
20 Qershor, 12:21
-
Konstituohet Komisioni i Reformës Zgjedhore! Zgjidhen dy sekretarë, Dash Sula dhe Klevis Xhixho! Numri i ekspertëve shkon nga 4 në 8
17 Qershor, 11:11
-
Kadilli në Report Tv: Berisha e sheh partinë si projekt individual! PD e humbi shansin për t’u bashkuar! Asnjë nga grupet s’po bën opozitë
16 Qershor, 19:01
-
Tabaku: Ke fituar pushtetin me 'Kajmakët, gjizat e gjalpat'! Rama: Provë se Reforma në Drejtësi funksionon! Alibeaj: Bëhu burrë dhe fol për 'Non Gratat' e tu
16 Qershor, 13:02
-
Reforma Territoriale/ Alibeaj mbledh Grupin, të pranishëm 16 deputetë: Jemi të bashkuar! Në korrik propozojmë hartën e re
14 Qershor, 16:06
-
REAGIMET për arrestimin e Agim Kajmakut/ Alibeaj: Rama e mbrojti nga drejtësia! Bardhi: Kriminalizoi qeverisjen qendrore e lokale! Berisha: Pasqyroi fytyrën e qeverisë
12 Qershor, 11:50
-
Bie Komisioni Hetimor për investimet strategjike, përplasen palët e PD, akuza dhe tensione! Bardhi: Berisha urdhëroi deputetët të bashkojnë votat me Ramën! Flamur Noka: Qeveria po ju përdor
9 Qershor, 10:10
-
Mero Baze: Të gjithë opozitarët duke përgjuar njëri-tjetrin
5 Qershor, 19:51
-
Vota për Presidentin, grafia më e mirë për gjendjen e opozitës!
5 Qershor, 14:07
-
24 korriku, data ku opozita ka një 'borxh' për të larë!
5 Qershor, 13:12
-
Votimi për presidentin e ri/ PD edhe nesër me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër
3 Qershor, 17:44