Një 24-vjeçar shqiptar ka ngritur në këmbë Policinë e Maltës, pasi akuzohet për grabitje. Policia është vënë në kërkim të 24-vjeçarit Ramazan Hysa, i cili dyshohet të jetë autori i grabitjes së një argjendarie. Për këtë shtetas është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Mediat raportojnë se i riu shqiptar së bashku me një person tjetër grabitën argjendarinë Diamonds International, duke marrë mallra me vlerë qindra mijëra euro. Ndërkohë, gjatë grabitjes autorët kanë plagosur rojen e sigurisë, të cilin e goditën me qytën e një shotgani në kokë.

Ky i fundit pësoi dëmtime në kokë, por i shpëtoi vdekjes. Argjendaria që ra pre e grabitjes, Diamonds International, ndodhet në qytetin Sliema.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com