Grabiti me armë banesën e Elton Çiços në 2015, Gjykata e Gjirokastrës jep burg pa afat për Erigers Mihasin

GJIROKASTËR - Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiços katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës. Seanca, e cila filloi në orën 14:30 të ditës së sotme, ka zgjatur 10 minuta ndërkohë që paraprakisht ishin marrë masa nga policia e Gjirokastrës për të ruajtur ambientet brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës për të parandaluar ndonjë situatë të pakëndshme.

Vetë Mihasi kishte kërkuar avokat nga kryeqyteti për t’u mbrojtur por në mungesë të tij, iu vendos një avokat nga shteti. Kryesuesi i seancës Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të çështjes i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën “burg pa afat”.

Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Ciços në shtator të 2015. Ndërkohë që Elton Çico u vra një vit më vonë në kryeqytet në një atentat të organizuar nga Jani Aliaj. Vetë i dyshuari si pjesmarrës në grabitje Erigers Mihasi, ka mohuar akuzën ndaj tij dhe kundërshtuar prokurorin Emror Kasaj. Më pas kryesuesi i seancës, ka dhënë masën “burg pa afat” për Mihasin.

Gjurma e gishtit që e lidh Mihasin në këtë grabitje të shëmtuar të dy të moshuarve, është zbuluar në vazhdën e hetimeve që prokuroria dhe policia e Tiranës, po kryenin për masakrën e 4 tetorit 2018 të ndodhur në lokal “Monopol” në ish-bllok, ku u përplasën me armë dy grupe kriminale të Tiranës. Për policinë kriminale, Mihasi konsiderohet si mik i Ervis Martinaj që tashmë ndodhet në paraburgimin 302 në Tiranë.

”Shqiptarja.com” mëson se pas masakrës në lokal, policia shoqëroi dhe pyeti disa persona që njihen, si lidhje e afërt me Ervis Martinaj. Një ndër këta persona është dhe Erigers Mihasi,të cilit pasi i është marë deklarimi në polici, oficerët i kanë marë dhe shënjat e gishtave me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”, ku ndodhi masakra në të cilin dy persona mbetën të plagosur dhe Fabiol Gaxha mbeti i vrarë (Lexo të plotë).

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit