Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 15 vite burg për Lulzim Elmazajn që në vitin 2013 në zonën e Larisas në Greqi ka grabitur përmes përdorimit të dhunës bashkëatdhetarin e tij F.O.
Siç bën të ditur organi i akuzës, viktima është dhunuar nga dy djem të rinjë, të cilët i kërkuan që të udhëtonin me të drejt Shqipërisë, por më pas e dhunuan e grabitën me armë zjarri.
Deri tani ende nuk është identifikuar bashkëpunëtori i tij.
Ja komunikata e Prokurorisë
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasin Lulzim Elmazaj, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit F.O., ngjarje e ndodhur në Larisa të Greqisë, në Korrik 2013.
Në bazë të hetimeve të deritanishme ka rezultuar se i dëmtuari F.O., rezident në Larisa, ka qenë duke u përgatitur për të udhëtuar drejt Shqipërisë me mjetin e tij në rrugës Larisa-Athinë, së bashku me një të afërm të tij. Në një moment pushimi, pranë makinës së tyre ka ndaluar një mjet Taksi, nga e cila kanë zbritur dy djem të rinj, të cilët i kanë kërkuar nëse mund të udhëtonin me mjetin e të dëmtuarit për në Shqipëri.
I dëmtuari F.O. ka pranuar dhe dy të rinjtë kanë hipur në mjetin tip Volksvagen. Në një moment gjatë udhëtimit, sipas deklarimit të F.O., dy djemtë kanë nxjerrë armë zjarri, konkretisht njëri automatik dhe tjetri pistoletë, duke i kërkuar të zbrisnin nga makina. Në momentin e parë, F.O. dhe i afërmi i tij kanë reaguar, por janë gjendur nën dhunën e dy të rinjve dhe kërcënimit me armë. Të gjendur në këto kushte, të dëmtuarit u janë bindur agresorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi me mjetin e F.O. Pas ngjarjes, të dëmtuarit kanë dorëzuar kallëzim pranë autoriteteve policore greke, duke deklaruar që nuk i njihte agresorët.
Kohë më pas, i dëmtuari F.O. kthehet në Shqipëri dhe, rastësisht, sheh në një gazetë listën dhe fotot e disa personave të kërkuar nga Policia, për vepra të ndryshme penale. Ndër këta persona, ai njeh një prej agresorëve, pikërisht shtetasin Lulzim Elmazaj, për të cilin i drejtohet autoriteteve policore në Tiranë. Elmazaj gjendej në listën e personave në kërkim për një tjetër ngjarje.
Prokuroria e Tiranës, në bazë të referimit policor, nis hetimet dhe arrihet të zbulohet vendndodhja dhe arrestimi i Lulzim Elmazajt. Gjatë pyetjes, ai ka pranuar se është autor i vjedhjes me dhunë të mjetit të shtetasit F.O., por nuk ka pranuar se ka qenë i armatosur.
Prokuroria e Tiranës, nëpërmjet letër-porosisë, kërkoi nga autoritetet greke, nëse kishin prova për praninë e armëve për ngjarjen me të dëmtuar F.O. Nga ana e autoriteteve greke nuk mbërriti përgjigje gjatë kohës që po zhvillohej hetimi dhe gjykimi ndaj të arrestuarit Lulzim Elmazaj. Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë për “Vjedhje me dhunë”, duke mos pasur mundësi të provojë faktin se ka qenë i armatosur, dhe kërkon dënimin e tij me 15 vjet burgim. Ndërkohë vijon hetimi për personin tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com