Grabiti me armë taksistin në kryeqytet, përfundon në gjykatë me akuzën e “Vjedhje me armë e mbetur në tentativë” dosja për efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier, Eduart Budini.

Budini u prangos mesditën e 16 Marsit teksa u identifikua nga qytetarët pas publikimit të videos nga policia e shtetit, video në të cilën Budini qëndron në pjesën e pasme të taksisë dhe nën kërcënimin e armës kërcënon me jetë shoferin për ti merr paratë.

Budini e ka pranuar akuzën duke deklaruar se gjithçka e ka bërë i pavetëdijshëm dhe i dehur pasi ishte ndarë me bashkëshorten dhe atë periudhë konsumonte shumë alkool.

Kjo ngjarje u shënua në Tiranë në fillim vitin e 2016-ës ku aty ku Budini kishte udhëtuar nga Fieri dhe mbante me vete armën e shërbimit si efektiv policie.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)