Një 21 vjeçar është arrestuar sot në Tiranë pasi nën presionin e pistoletës lodër ka arritur të grabisë një telefon.
I arrestuar është Xh. Sh., 21 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.