Menjëherë pas akuzave dhe sulmit të bërë nga Tirana Internacional Aeroport ndaj policisë së shtetit, për grabitjen në Rinas, ka reaguar edhe Ministria e Brendshme e cila i është përgjigjur duke i thënë se, policia është përgjigjur në kohë sapo ka marrë njoftimin për grabitjen.

Ka qenë zëvendësministri i brendshëm, Stefan Çipa ai që ka thënë se, policia ka vepruar atëherë kur është njoftuar dhe gjithçka është e faktuar nga kamerat e sigurisë.

Çipa ka shtuar se, mbetet në dot të prokurorisë zbardhja e ngjarjes.

Vazhdon puna dhe ti lemë organet se kush i ka përgjegjësitë. Derklarata që japin të gjitha palët në debat, unë di këtë që nga organet hetimore të Prokurorisë është vepruar me pjesën e kompanisë që ka lidhje me sigurinë e aviacionit, që ka 5 të ndaluar. Lidhur me orarin se kur është njoftimit të policisë, ne i referohemi kamerave të sigurisë që janë në aeroportin e Rinasit dhe deklaratës zyrtare të Policisë së Shtetit përmes drejtorit të policisë së Tiranës.’ tha Çipa.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)