Grabitja, Blushi: Thasët e Republikës
sonë po vidhen me ndihmën e shtetit

Grabitja, Blushi: Thasët e Republikës<br />sonë po vidhen me ndihmën e shtetit
Drejtuesi i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar pas grabitjes së 2 mln eurove të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Rinasit.
 
Ai shkruan se thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit, ndërsa shteti sipas tij, shikon dhe bashkëpunon, grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor.
 
"Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon,grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor.
 
Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron!
 
Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit
" deklaron Blushi.
 
4 persona të maskuar dhe të armatosur sot grabitën 2 mln euro nga dy makinat e blinduara.
 

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate