Pesë ditë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit grupi hetimor ka ngritur dyshimet e para për personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Burime për Report Tv sqaruan se shoferi i automjetit Mercedez- Benz që shihni në këto pamje dyshohet se është një person i cili ka punuar ose punon aktualisht në Rinas si pjesë e stafit të brendshëm.
Këto dyshime të hetuesve janë ngritur pas analizimit të pamjeve të sigurisë dhe itinerarit të përshkruar nga grabitësit ku rezulton se shoferi ka përshkruar një rrugë të cilën e dinë shumë pak persona dhe ekskluzivisht ata që janë future në pistë herë të tjera me mjete.
Një tjetër detaj nga këto hetime është dhe fakti se grabitësi shoferi jo vetëm njihte mirë rrugën për tu future në pistë por po ashtu ai dinte ekzaktësisht vendin ku qëndronte blindi i parave dhe njihte në detaje rrugën dalëse për nga pista, një rrugë kjo që sipas hetuesve përdoret vetëm nga shoferët e ICTS dhe karburanteve.
Ndër një sërë provash materiale të sekuestruara përfshi dokumente e shkresa dhe pamje filmike hetuesit e Prokurorisë së Krujës një ditë më parë kanë kërkuar pranë kompanive telefonik sekuestrimin e tabulateve telefonike të të gjithë stafit që ka akses në pistën e brendshme të aeroportit përfshirë ICTS, kompaninë “Nazeri 2000” dhe shoferëve të autobusëve të udhëtarëve që janë në pistë.
Pesë ditë pas grabitjes veç pamjeve filmike prova që mund të çojë hetuesit drejt autorëve konsiderohet ajo e analizës së AND-së për fijet e flokut të gjetura në parukën e cila dyshohet se është lënë nga autorët pas djegies së automjetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO