Grabitja e 10 milionë eurove, kompania ajrore: Nuk transferojmë më para nga Tirana në Austri

Grabitja e 10 milionë eurove, kompania ajrore: Nuk transferojmë më para nga Tirana në Austri

Kompania ajrore Austrian Airlines, e cila do të transportonte dje shumën prej 10 mln eurove nga Rinasi në Vjenë, pas grabitjes ka dalë në një deklaratë zyrtare duke njoftuar se nga Tirana nuk do të transferojë më asnjë shumë parash.

Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber deklaroi se do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.  “Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë” tha ajo.

Truri i grabitjes së djeshme Admir Murataj u ekzekutua, ndërsa lajmi bëri jehonë në mediat ndërkombëtare. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin grabitje të tilla brenda aeroportit të Rinasit, por edhe jashtë duke bërë që kompania ajrore të ndërpresë transfertat.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hej çpo bohet....: 11/04/2019 16:21

    Po mire, me llogjiken me te thjeshte, keto shuma te medha parash si nuk u shoqerokan me roje te armatosuar e qofte edhe me ushtare?!!..... Po te kishte pasur nga ato rojet trupemedhenj e super te stervitur per te gjitha situatat e te armatosur deri ne dhembe, kurre s'do te ndodhnin te tilla vandalizma e krime. Duket sikur i lene vete qellimisht qe te ndodhin keto?!!!!!!..............

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 10/04/2019 13:45

    Prej ketyre akteve kriminale prishen bizneset dhe Austrian Airlines eshte kompani shume serioze fluturimi. Gjithe bota perdor avionet linjave per trasferta. Kjo tregon nivelin sigurise ne aeroport.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/04/2019 12:02

    Ku ka pará të pastra nuk ka asnjë grabitje sepse paratë e pastra janë numra dixhitalë she jo cash. Numrat dixhitalë, pra paratë e bardha dixhitale sic janë llogarite, mund te vidhen vetem kibernetikisht.

    Përgjigju
    • Moni: 10/04/2019 15:18

      Fredi, ne finale fare bankat mbasi bejne clearing me njera-tjetren u duhet te transportojne dhe CASH, se te shtosh zero nje nje program informatik eshte kollaj, duhet qe nga pas te jene te bazuara ne para te emetuara nga nje qeveri (kartmonedha) te cilat nga ana tjeter jane te bazuara ne prodhimin kombetar bruto (GDP). Se zero ne kompiuter dhe letra me ngjyre mund te shtohen e printohen pa fund, por te pa bazuara ne mall nuk vljene asgje. Nuk eshte transferimi i cash problemi por siguria medioker e aeroportit.

  • Fredi: 10/04/2019 10:57

    Tani eshte vonë për deklarata ose dhe të kërkuar falje nga autoritetet e sigurisë. Nga sot, njerëzit do zgjedhin gjithnjë e më shumë të vijnë në Shqipëri nëpërmjet fqinjëve!

    Përgjigju
  • moni: 10/04/2019 10:37

    Heret u kujtuat. Transportojne 10 milion euro me avion pasagjeresh.

    Përgjigju
    • lexues: 10/04/2019 12:36

      ose bankat jane brekegrisur dhe uk paguajne dor transport te vecante ose jane para varja dhe po humben skagje

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen