Grabitja e 10 mln euro në Qafë
Kashar, ADN zbulon autorët

Hetimet për grabitjen spektakolare në rrugën e Rinasit në 8 shkurt të këtij viti, janë drejt fundit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të gjejë prova se grupi i drejtuar nga Admir Murataj ka arritur të grabisë 10 milionë euro, prej të cilave janë gjetur vetëm 1.5 milionë.

Ndryshe nga çfarë u tha në momentin që ndodhi grabitja, shuma e parave që ishin në dy blinda ka qënë 10 milionë euro, para të cilat janë marrë të gjitha. Dëshmia e Fatjon Xhyliut ka zbuluar të gjithë grupin dhe mënyrën se si ata e kryen grabitjen.

Ndërkohë Prokuroria ka krahasur gjurmët e ADN-së të të arrestuarve, të cilët përkojnë me gjurmët e gjetura në tenxheret ku ishin futur paratë dhe ishin groposur. Prokuroria ka ndërtuar edhe profilin gjenetik të tyre, falë ADN-ve të marrë tek të arrestuarit në qeli.

Gjyqi pritet të nisë në muajin shtator ku grabitësit do të akuzohen për grup të strukturuar kriminal, grabitje me armë e dhunë, armëmbajtje pa leje, tentavië vrasje, plagosje e rëndë me dashje dhe vjedhje e bankave e armëve të kursimit.

6 të arrestuar, tre në kërkim
Në 9 shkurt të këtij viti 5 persona të maskuar përplasën dy blinda që po transportonin para drejt Rinasit, duke marë të gjithë thasët. Policia arriti të zbulojë grupin, ku deri më tani janë arrestuar Fatjon Xhyliu, Ditjon memlika, Neim Avdyli, Ernest Kupa, Admir Cerpja dhe Dash Kupa, ndërkohë që është shpallur në kërkim Admir Murataj, Klemnet Cala dhe një person me inicialet B.M.

Deri më tani Admir Cerpja ka marrë statusin e bashkëpuntorit të drjetësisë, ndërkohë që kreu I këtij grupi Admir Murataj mendohet se është larguar jashtë vendit.

Të arrestuarit për grabitjet spektakolare

Fatjon Xhyliu

Ditjon Memlika

Neim Avdyli

Ernest Kupa  

Admir Cerpja

Dash Kupa

Në kërkim

Admir Murataj

Klement Cala

B.M 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen