Zv/kryeministri Erjon Braçe deklaron se drejtuesi i grupit kriminal që kreu dje grabitjen e 10 milionë eurove është ekzekutuar, pra Admir Murataj, ndërsa shton se të gjithë personat që u përfshinë janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

"Prioritet tani kapja e banditeve! Ndaj mbeshtetje per cdo oficer te policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere ne terren! Pas kesaj, padiskutim analize e plote e cdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport, masa te forta per cdokend!

Gjithe mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u perballen dje me  nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat qe po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar cdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojne ndjekjen" deklaron Braçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Sterkaj: Koncensionari të mos kontrollojë rripat e pasagjerëve, por të sigurojë territorin në Rinas

Deputeti socialist Paulin Sterkaj ka reaguar duke komentuar super grabitjen dje në Rinas. "Jo e ka fajin koncesoniari, jo policia private. Paret ikën. njerëzit u vranë. Kush e ka fajin? Ne kemi votuar një prokuror të përgjitshëm. Pse? S'paska asnjë kompetencë? 

Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjinë e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një kallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton.

Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shteti ka për të operuar pasi i ka provat” u shpreh Sterkaj.
 

Ora 10:21
Grabitja në Rinas, Kodheli: E rëndë, por nuk është cënuar siguria kombëtare

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli aktualisht kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme pranon që grabitja në Rinas është e rëndë, por nuk ka cënuar sigurinë kombëtare. "Cënimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet" tha ajo.