Grabitja në Rinas, opozita: Qeveria ua hapi vetë rrugën! Lleshaj: Lufta nuk do të ndalet

Grabitja në Rinas, opozita: Qeveria ua hapi vetë rrugën! Lleshaj: Lufta nuk do të ndalet

Politika ka reaguar pas grabitjes së radhës në aeroportin e Rinasit. Opozita ka akuzuar kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike, por e angazhojnë policinë e shtetit kundër qytetarëve duke u hapur rrugën grabitjeve dhe vrasjeve. 

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar duke thënë se lufta nuk mund të ndalet nga askush, edhe pse policia sulmohet nga zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare, referuar deklaratës së Gazment Bardhit.

Në orën 15:00 të ditës së sotme u grabit brenda në pistën e aeroportit të Rinasit shuma e parave që po transportohej jashtë vendit, në Vjenë. 4 persona të armatosur grabitën paratë. Nga shkëmbimi i zjarrit rreth 2 km nga aeroporti, mbeti i vrarë një nga grabitësit, i cili kishte një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë. Autorët u larguan me thasët me para (lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:21
Grabitja me vrasje në Rinas/ Vasili: Qeveria e Ramës është armike e qytetarëve dhe mike e krimit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Vasili thotë se qeveria e Ramës është armike e qytetarëve dhe mike e krimit.

"Qeveria e Rames armike e qytetareve dhe mike e krimit.

Policia nuk ben asgje dhe vidhen parate ne mes te Aeroportit te Rinasit duke shqyer e bere copa cdo siguri e garanci per rendin dhe sigurine e qytetareve.

Policia dhunon banoret tek Unaza e Re

Policia dhunon banoret tek Bregu i Lumit.

Policia dhunon protestuesit e opozites.

Policia ka marre fund,sepse policia leket ja con vete krimit sic e nxoren sheshit audiopergjimet dhe leket e tjera u hap rrugen qe ti grabisin vete kriminelet pa asnje pengese.

Kjo eshte qeveria dhe Policia e Edi Rames armike e popullit dhe mike e krimit.

Presim shpjegimin idiot te radhes te Ministrise se Brendeshme dhe ndonje budalla prej aty, qe te thote "keshtu ndodh ne te gjithe boten", shkruan Vasili.

1554825291_policiaaa.jpg

Ora 19:05
PD i replikon me Ministrin e Brendshëm: Llesh kimiku kërkon të fshehë krimin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministrit Sandër Lleshaj. Bardhi thotë se ministri po përpiqet të fshehë krimin duke sulmuar opozitën.

"Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten!  E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. Kllouni i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!", shkruan Bardhi.

1554826201_rinas7.jpg

Ora 18:09
Grabitja në Rinas, Lleshaj i përgjigjet opozitës: Lufta nuk do të ndalet

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon pas sulmit nga opozita pas grabitjes në aeroportin e Rinasit. Ai thotë se lufta nuk mund të ndalet nga askush, edhe pse policia sulmohet nga zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare, referuar deklaratës së Gazment Bardhit.

"Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ..... Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush" shkruan ai.

Ora 18:08
Grabitja në Rinas/ Paloka: Deja Vu para zgjedhjeve, policia është e zënë duke dhunuar qytetarët

Lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai thotë se ngjarja përsëritet në të njëjtjin vend dhe më të njëjtjin skenar, por vetëm me një ndryshim, këtë herë ka dhe të vrarë.
"De-ja vu. Grabiten miliona euro.
Ne te njejtin vend ( brenda aeroportit, Rinas)
Me te njejten menyre ( grabitje me arme furgonit te blinduar nga grabites me uniforma ushtarake dhe makine shteterore).
Grabitesit u larguan ne te njejtin drejtim.
Grabitja ndodh ne te njejtin konteks kohor dhe politik ; pak muaj perpara zgjedhjeve.
Policia edhe kete here eshte e zene duke dhunuar qytetaret e thjeshte
A mund te jene te gjitha rastesi ?!
P.S
Harrova nje “detaj”; kete here ka dhe te vrare..."
, shkruan Paloka.

Ora 18:00
Berisha: Milionat e eurove do të përdoren në fushatë

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se milionat e eurove sot në Rinas u grabitën nga bandat e partisë në pushtet, ndërsa shton se do të përdoren në fushatën elektorale. "Bandat e partise grabisin per se dyti miliona euro ne pisten e avioneve te aeroportit me te pasigurte ne bote, pra te Rinasit. Grabitesit e armatosur moren te gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar qe do ngarrkoheshin ne avion.

Rojet e armatosura private qe shoqeronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit ben sehir! Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura qe permbanin miliona euro u zhduken ne drejtim te paditur. Nderkohe afer Fushe Krujes policia ekzekutoi besohet njerin nga banditet. Parate e grabitura, ne traditen e njohur do ti perdorim per fushaten elektorale te ardhshme
" thotë Berisha.

Ora 17:49
Grabitja e miliona eurove në Rinas/ LSI: Shteti ka rënë

Pas grabitjes sot në aeroportin e Rinasit, për LSI-në shteti ka rënë. Ish-deputeti Endrit Braimllari thotë se Sandër Lleshi nuk merret me banditët por hedh gaz helmues kundër qytetarëve të varfër. "Shteti ka rene! Edi Rama dhe Sander Lleshi nuk kane kohe te merren me sigurine publike por dhunojne gra, femije dhe te moshuar te “Bulevardi i Ri”.

Grabiten ne mes te dites miliona euro dhe Sander Lleshi nuk merret me banditet por hedh gaz helmues kunder qytetareve te varfer te ketij vendi qe kerkojne te mbrojne pronen e tyre.  Gazi helmues perdoret kunder qytetareve ndersa banditet levizin te lire dhe terrorizojne qytetare duke grabitur ne mes te dites
" deklaroi ai.

Ora 17:45
Gazmend Bardhi (PD): Qeveria i hapi rrugën me vetëdije grabitjeve me armë në Rinas

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke komentuar grabitjen në Rinas akuzon qeverinë se 'kur policinë e angazhon kundër qytetarëve, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit'.

"Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti!  Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin. Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet" deklaroi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 10/04/2019 10:16

    ik o lleshaj o ko.e se nuk ka vend te rrije qe ne aeroportin e vetem te vendit te vijne tre kriminel dhe te vjedhin e te terrorizojne...ik o m.t jep doreheqjen

    Përgjigju
  • Fredi: 09/04/2019 19:51

    Ah kta palo qet qenkan rro çka fare!

    Përgjigju
  • Edi: 09/04/2019 18:59

    Po ik or ti thuthuqi mutit ke tru ne kok e organizoka qeverria letyra burra cdo gje e perdorni per qellime politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas