Grabitja e 3.2 mln €, në gjyq
6 policët e "Jaguar Security"

Grabitja e 3.2 mln €, në gjyq<br />6 policët e
Gjashtë efektivët e policisë private “Jaguar Security” të cilës ju hoq dhe leja, kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim më 9 shkurt 2017 kur në eskortën e tyre u grabitën 3.2 milion euro.
 
Por çfarë shkeljesh kryen këta efektivë, të cilët tashmë do të përballen me drejtësinë?
 
Mos vendosja e çantës me sistemin e gjurmimit GPS tek thasët me para sipas prokurorisë është shpërdorim detyre dhe këta efektivë e kanë bërë me vetëdije këtë veprim sqaron akuza.
Nuk kanë telefonuar menjëherë sallën operative pas grabitjes sic dhe përcakton rregullorja.
 
Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.
 
Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standardit.
 
Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.
 
Personat përgjegjës të cilët me dashje direkte i krijuan kushte grabitësve të merrnin paratë janë Fatmir Gapi, Xhelil Metaj, Dashamir Balla, Përparim Logu, Endrit Daci dhe Gentian Dedja.
 
Për të njëjtën ngjarje po heton dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila deri më tani ka 10 persona në pranga dhe 4 në kërkim mes tyre kryesorin e grupit të grabitjeve Admir Murataj (Nikaj).

Shkeljet e policëve privatë:
- nga ana e të pandehurve, çanta me GPS (e cila mund të ndihmojë vendndodhjen e parave në rast vjedhjeje) nuk është futur midis parave të tjera. Kjo çantë është mbajtur veçuar në kabinën e mjetit dhe nuk është vënë në punë. Ky veprim është kryer me dashje.

- Nuk është lidhur me sallën opertative për ngjarjen e ndodhur. Lidhja me sallën operative është e nevojshme në rastin konkret për të zbuluar autorët e veprës penale.

- Mungon instruktazhi i punonjësve të kompanisë së sigurimit që kanë transportuar para se si duhet të veprohej në raste të tilla.

- Makinat nuk kanë qenë të blinduara dhe janë depërtuar nga predhat e plumbave të qëlluara prej grabitësve. Kjo do të thotë se të gjithë personat nuk duhej që të lëviznin me këto makina, pasi janë jashtë standartit.

- Në këto kushte, pa eksperiencë, duke shkelur ligjin, punonjësit me dashje direkte kanë shpërdoruar detyrën. Ata, me dashje, kanë shkelur ligjin, duke mos respektuar kushtet e sigurisë.

- Janë fikur pa asnjë shkak kamerat e sigurisë së makinave të blinduara. Kjo do të thotë se, me dashje, të gjithë personat që kanë qenë në makinë, kanë ulur kushtet e sigurisë së lëvizjes së parave, si edhe janë bërë pengesë për zbardhjen e mekanizimit të ngjarjes. Pas ngjarjes ka rezultuar se kamerat e të dy makinave nuk kanë qenë në punë. Të gjitha këto veprime janë bërë me dashje direkte dhe kanë lidhje edhe më pasojën e ardhur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë